Në Dibër, në Shkurt të vitit 1945, u lind Musa Piperku, kompozitor, dirigjent dhe kritik arti. Në Prizren kreu shkollën e mesme muzikore dhe u diplomua për teori muzike në Beograd. Karrierën e filloi si mësues muzike në Dibër dhe më pas u emërua në redaksinë e muzikës në Radio Shkupi. Punoi për disa vite edhe në Radio Prishtina. Si kompozitor krijoi mjaft këngë për fëmijë dhe të rritur mbështetur në muzikën popullore shqiptare. Këngët e tij janë interpretuar nga këngëtarë të mëdhënj si: Sulejman Borova, Nexhmije Pagarusha, Haxhi Maqellara, Shpresa Gashi, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Tetor 1081, Aleks Komneni u shpartallua në kodrat e Durrësit
-
18 Tetor 1448, Huniadi u thye në Fushë Kosovë
-
18 Tetor 1861, u lind Gjerasim Qiriazi, pedagog e publicist
-
18 Tetor 1892, lindi Athanas Shundi, mjek dhe atdhetar
-
18 Tetor 1913, shqiptarët e Mançesterit mbështesin Qeverinë e Ismail Qemalit