Në qytetin e Korçës, më 19 Mars 1909, lindi Stefan Çilka, një nga mjekët e parë që gjithë jetën e shkriu në shërbim të shëndetit të popullit. Mësimet e para i mori në shkollën amerikane të çiftit të nderuar Kenedi në Korçë. U diplomua në Institutin Teknologjik Amerikan të Samokovit në Bullgari. Pas një konkursi, vazhdoi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Sorbonës në Francë, ku u diplomua në vitin 1936. Në vitin 1939, u emërua mjek në Spitalin Civil të Tiranës. Me hapjen në Tiranë të Institutit të Higjenës, Stefan Çilka u emërua atje dhe punoi, deri sa doli në pension. Stefan Çilka si pedagog ka udhëhequr mbi 20 vjet specializimin e mjekëve mikrobiologë dhe epidemiologë, duke përgatitur edhe tekstet e nevojshme për këtë qëllim.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Dhjetor 1494, kryengritja shqiptare i detyron turqit të tërhiqen nga bregdeti
-
19 Dhjetor 1924, protestë e fuqishme e Pogradecit; peticion për Legatën Italiane
-
19 Dhjetor 1937, premierë në Shkodër e veprës “Ruba e Kuqe” të Ndre Zadesë
-
19 Dhjetor 1965, u themelua Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës
-
19 Dhjetor 1981, Mehmet Shehu u gjet i vetëvrarë në banesën e tij në bllok

