Shoqëria “Dëshira” e mërgimtarëve tanë në Sofje, më 19 Janar 1918, organizoi një concert ku këndoi kori shqiptar dhe solistët, u recituan vjersha e poezi shqipe. Viktor Prifti recitoi “Manushaqen” e Naim Frashërit, Aleksandrina Petro “Mëmë e varfur” të Gjerasim Qiriazit, etj. Koncerti pati jehonë e rëndësi të madhe pasi këto ishin ngjarje shumë të rralla, sepse në skenë doli gruaja shqiptare dhe sepse koncerti u ndoq edhe nga publiku bullgar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
10 Shkurt 1903, në gjithë perandorinë osmane vetëm shqiptarët nuk kanë të drejtë të arsimohen në gjuhën e tyre
-
10 Shkurt 1917, lindi Musine Kokalari, e para femër që themeloi parti politike në Shqipëri
-
10 Shkurt 1927, gjyqi dënoi kryengritësit e Shkodrës
-
10 Shkurt 1927, u formua kabineti i Presidentit Kryeministër Ahmet Zogu
-
10 Shkurt 1947, u formua organizata politike e fëmijëve “DEBATIK”



