Me skenografi dhe regji të Sokrat Mios, më 18 Tetor 1937, amatorët korçarë luajtën dramën “Stella Violandi”. Shfaqja pati sukses dhe u përsërit disa herë. Pas çdo shfaqje këndonte dhe Merita Sokoli, një nga këngëtaret e para të Radio-Tiranës dhe aktore e filmit të parë artistik shqiptar “Takim në liqen”. Shtypi i kohës vuri në dukje dhe pjesëmarrjen në shfaqje të aktoreve Nesret dhe Paqize Spahiu, që në atë kohë ishtë një dukuri e rrallë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Tetor 1774, vëllezërit Zografi pikturojnë në Voskopojë
-
25 Tetor 1880, Sulltani ndërron pashallarët për të pushtuar Ulqinin
-
25 Tetor 1887, Francesco Krispi: autonomia e Shqipërisë pa gjak
-
25 Tetor 1893, Gjergj Theodhori vihet në krye të shoqërisë “Dituria” të Rumanisë
-
25 Tetor 1915, lindi Veli Stafa, poet

