U lind në Lusë të Përmetit, 18 Maj 1906, shkrimtari, prozatori dhe përkthyesi Nonda Bulka, i cili ka përdorur pseudonimin “Chri-Chri”. Pas liceut të Korçës, ndoqi studimet e larta në Francë. Në atdhe, punoi si nënpunës dhe pedagog. U bë i njohur me shkrimet e tij. Vjershat dhe tregimet e para, i ka botuar në shtypin e kohës si “Bota e re”, “Iliria”, “Minerva”, “Ora”, etj. Në 1934, botoi vëllimin e parë poetik “Kur qan e qesh bilbili”. “Skica dhe tregime”, doli pas çlirimit, më 1950, që u pasua nga “Vargje satirike”, “Nën dritën e yllit”, dhe 8 vëllime të tjera. Nga pena e tij, kanë dalë edhe shumë përkthime. Komedia “Topazi”, me të cilën e filloi veprimtarinë e vet Teatri Popullor në Tiranë, është shqipërim i Nonda Bulkës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
10 Maj 1330, u bekua Manastiri i Shën Gjon Vladimirit, ndërtuar prej Karl Topisë, Princ i Krujës dhe Zot i Durrësit
-
10 Maj 1467, një letër e shkruar në Venedik mbi fitoren e Gjergj Kastriotit kundër Ballaban Pashës
-
10 Maj 1819, Ali Pashë Tepelena e mori qytetin e Pargës pa luftë
-
10 Maj 1892, në kryeqytetin Rumun, u hap shkolla e parë Normale në Gjuhën Shqipe
-
10 Maj 1897, Visar Dodani filloi botimin e gazetës “Shqipëria” në Bukuresht