Në vitin 1736, u dorëshkrua Kodiku nr.72 i Beratit, një monument i kulturës sonë mesjetare, me vlera të mëdha historike e artistike. Ai ka rëndësi të madhe, sidomos për historinë e zhvillimit të muzikës në vendin tonë. Në të përmenden, disa kompozitorë të kohës, ndër të cilët edhe Jan Kukuzeli, një nga figurat më të shquara të artit muzikor shqiptar dhe bizantin, me krijimtarinë e të cilit, mund krenohet Shqipëria dhe mbarë Ballkani. Kodiku nr.72 i Beratit, dëshmon gjithashtu për një zhvillim të gjithanshëm në trojet shqiptare dhe sidomos, për zhvillimin e artit dhe të kulturës, në vazhdë të traditave të lashta kulturore të banorëve autoktonë të trojeve tona. Nga kjo pikëpamje ky Kodik, merr vlerat e një dokumenti identifikues për popullin dhe kombin tonë, për kulturën tonë origjinale dhe të lashtë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Tetor 1081, Aleks Komneni u shpartallua në kodrat e Durrësit
-
18 Tetor 1448, Huniadi u thye në Fushë Kosovë
-
18 Tetor 1861, u lind Gjerasim Qiriazi, pedagog e publicist
-
18 Tetor 1892, lindi Athanas Shundi, mjek dhe atdhetar
-
18 Tetor 1913, shqiptarët e Mançesterit mbështesin Qeverinë e Ismail Qemalit