Rilindasi ynë i shquar, politikani, poeti dhe publicisti, Pashko Vasa u lind në Shkodër më 17 Shtator 1827. Mësimet e para i mori në vendlindje; aty punoi përkthyes dhe sekretar i Konsullatës Britanike, aty shkroi dhe botoi artikujt e parë me pseudonimet “Albanus Albano”, “PV”, “Vasa Efendi”, aty kreu dhe hulumtimet e para. Zotëronte shkëlqyeshëm italishten, frengjishten, anglishten, turqishten dhe greqishten. Botoi disa vepra studimore dhe letrare, por poema “O moj Shqypni” u kthye si manifest dhe kushtrim i Rilindjes Kombëtare dhe e bëri autorin figurë të shquar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Janar 1935, lindi humoristi Skënder Sallaku, “Artist i Popullit”
-
25 Janar 1479, ushtritë turke pushtojnë Shkodrën pas 15 muajsh
-
25 Janar 1710, lindi albanologu arbëresh Pal Parrinoja
-
25 Janar 1907, unifikohet Diaspora Shqiptare, “Bashkimi” në Odesë të Rusisë
-
25 Janar 1909, doli numri i parë i revistës “Rrufeja”
