Më 17 Prill 1537, Sulltan Sulejmani, në ekspeditën e rradhës kundër Shqipërisë, dërgoi Ajaz Pashën, që të shtypë kryengritësit e përjetshëm himariotë. Porosia ishte, që Pashai turk të ndërmerrte një masakër të tillë shfarosëse, që himariotët mos të ngrinin me krye. Por siç shkruan historiografia e kohës, ndodhi e kundërta. “.. ata burra shumë të shkathët, shkruan kronisti, duke i sulmuar armiqtë herë në brinjë e herë në ballë, herë në bisht, herë duke u tërhequr, herë duke u ndeshur ndër skuadra, vranë.. më shumë se tetë mijë turq me pak dëm të jetëve të veta dhe shtrënguan të tjerët të tërhiqen rrokupujë… Duke mos u kënaqur përsa kishin bërë, përfundon kronisti, himariotët vendosën t’i sulmonin turqit në lëmin e tyre dhe, po të mundnin të vrisnin Sulejmanin, brënda çadrës së tij edhe në mes të rojeve”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
2 Shkurt 1859, piktori francez Leon Zherom realizoi kryeveprën “Shqiptarët duke luajtur shah”
-
2 Shkurt 1905, lindi Dr. Sinan Imami; themeluesi i shërbimit mjekësor ushtarak
-
2 Shkurt 1924, lindi artisti i madh Sulejman Pitarka
-
2 Shkurt 1938, lindi Jorgaq Çollaku, agronom e pedagog
-
2 Shkurt 1999, u shua viloinisti virtuoz Ludovik Naraçi



