Në Progonat, më 17 Mars 1916, u lind Asim Zeneli, ushtarak, luftëtar, antifashist, Hero i Popullit. Kreu studimet e larta, në Akademinë Ushtarake të Këmbësorisë në Romë dhe që në auditorët e saj u bashkua me rezistencën antifashiste. Veprimtarinë antifashiste e vazhdoi edhe pas kthimit në Atdhe. Në prill të vitit 1943, u bashkua me forcat partizane dhe luftoi me heroizëm kundër pushtuesve të huaj. Ai ishte komisar i çetës partizane, “Hajredin Tremishti” dhe ra heroikisht në betejën e Mezhgoranit, që përbën një nga ngjarjet e shënuara të Luftës Nacionalçlirimtare, të popullit tonë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
30 Janar 1550, lindi Gjergj Basta, ushtarak austriak me prejardhje shqiptare
-
30 Janar 1811, ikonografi Gjergj Çetiri zbukuron kishën e Shën Pjetrit
-
30 Janar 1880, u shua Zef Jubani, ideolog i Rilindjes Kombëtare
-
30 Janar 1926, lindi kompozitori Tish Daija
-
30 Janar 1931, marrëveshje me Austrinë për heqjen e vizave


