Në Romë, më 16 Mars të vitit 455, u vra nga kundërshtarët e tij Valentiniani III, pinjoll i fundit i dinastisë iliriane Flavi, që për shumë vite sundoi Perandorinë Romake. Ai veshi togën e purpurt të perandorit në vitin 425 në moshën 6 vjeçare. Regjente e tij ishte nëna e vet deri në vitin 437. Valentiniani III, erdhi në pushtet kur Perandoria Romake kishte marrë të tatëpjetën dhe atij iu desh të bënte luftra pambarim në trojet e sotme angleze, spanjolle dhe franceze, të luftonte me vandalët, saksonët, ostrogotët, allanet, etj. që synonin tokat dhe pasuritë e Perandorisë. Valentiniani III ka hyrë në histori si drejtues që u kujdes për përmirësimin e drejtimit administrativ të Perandorisë së pafund, për forcimin e ushtrisë dhe mbrojtjen e vendit. Ai kishte marrëdhënie të mira me Papën e Romës dhe i forcoi pozitat e tij, duke i njohur Atit të Shenjtë postin e kreut të sistemit gjyqësor.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Dhjetor 1399, Venediku kërkon llogari për kryengritjen e Shkodrës dhe Drishtit
-
4 Dhjetor 1879, Muhtar Pasha tërhiqet nga Plava dhe Gucia
-
4 Dhjetor 1912, Hasan Xhiku ngre flamurin kuq e zi në Gjirokastër
-
4 Dhjetor 1912, Kuvendi i Vlorës miraton qeverinë e parë Shqiptare
-
4 Dhjetor 1912, u krijua Ushtria Shqiptare



