Mjekësia shqiptare sot përkujton, mjekun bakteriolog dhe një nga drejtuesit e parë të sistemit mjeksor shqiptar, Refat Frashërin. Lindi ne Frasher te Permetit. Kreu Liceun e Gallatasarajit e me pas u diplomua në Universitetin e Stambollit, ku dhe filloi karrierën e tij mjeksore dhe pedagogjike. Për veprimtarinë e tij patriotike, u përjashtua nga puna si pedagog dhe mjek dhe u detyrua të ushtrojë mjeksinë private në vise të ndryshme të Perandorisë Osmane. Pas luftës së Parë Botërore, u kthye në Atdhe dhe Kongresi i Lushnjës e emëron Drejtor të Përgjithshëm të Shëndetësisë, që ishte posti më i lartë në piramidën shëndetsore. Refat Frashëri vdiq, më 15 Nëntor 1934.
Referencat:
Bibloteka dhe arkivi i QMKSH
You may also like
-
16 Qershor 1478, ra në duart e turqve kështjella legjendare e Krujës
-
16 Qershor 1878, krahinat e Shqipërisë së Mesme i dërgojnë protestë Kongresit të Berlinit kundër copëtimit të vendit
-
16 Qershor 1832, lindi mësuesja e parë shkodrane Kushe Mica
-
16 Qershor 1882, lindi bashkëkombasi ynë arbëresh Gaetano Petrota
-
16 Qershor 1917, lindi pedagogu Qazim Turdiu