Më 13 Nëntor 1522, u nda nga jeta humanisti i shquar shqiptar, historiani, i pari autor i njohur dhe një nga më të mëdhenjtë e letërsisë së vjetër shqiptare, Marin Barleti. U lind në Shkodër dhe përjetoi tre rrethimet e vendlindjes, duke e mbrojtur atë edhe më armë. Pas pushtimit të vendit nga osmanët, jetoi në mërgim, ku shkroi tre vepra, që kanë ardhur deri në ditët tona: Rrethimi i Shkodrës”, që është ribotuar tre herë dhe është përkthyer në pesë gjuhë të tjera; “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut” dhe “Shkurtore e jetës së papëve dhe perandorëve”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”

