Për të nderuar veprën dhe krijimtarinë e koreografit Gëzim Kaceli, Artist i Merituar, i cili ndërroi jetë në Bolonja të Italisë në moshën 66-vjeçare Asambli i Këngëve dhe Valleve dha në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, më 13 Mars 1999, një koncert “Post-mortum”, me veprat më të mira koreografike të tij. Gëzim Kaceli si koreograf i Asamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore ka përgatitur shfaqje të shumta që janë duartrokitur brënda dhe jashtë vendit. Çmimet e shumta që ka merituar Asambli përfshirë dhe “Gjerdanin e Artë”, në Festivalin Ndërkombëtar të Dizhonit në Francë, janë vlerësim edhe për krijimtarinë e koreografit të talentuar. Ndihmesë të madhe ka dhënë Gëzim Kaceli edhe në veprimtarinë e Asamblit të Ushtrisë por edhe të Teatrit të Operas dhe Baletit, për vënien në skenë të disa baleteve dhe operave.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
U vra Asim Zeneli (1943)
-
Lindi Aleksandri i Madh (2 korrik 156 p.e.r.)
-
2 Korrik 1478, turqit përforcojnë rrethimin e Shkodrës
-
2 Korrik 1802, Sulltan Selimi III shpall dekretin e tregëtisë; vendim ky që prekte vendin tonë si pjesë e Perandorisë Osmane
-
2 Korrik 1804, realizohet traktati i miqësisë midis Çamërisë dhe suliotëve kundër Ali Pashë Tepelenës