Më 13 Janar 1945, Banka Kombëtare e Shqipërisë, u shtetëzua nga Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar dhe u zëvendësua me Bankën e Shtetit Shqiptar. Sikurse dihet Banka Kombëtare u krijua në shtator 1925, në bazë të marrëveshjes italo-shqiptare mbi Bankën dhe huanë SVEA, të përfunduar midis Qeverisë Shqiptare dhe grupit financiar italian. Kapitali nominal i saj, ishte 12.500.000 franga ar. Subjektet shqiptare zotëronin vetëm 49% të aksioneve, kurse pjesa tjetër i përkiste aksionerëve të huaj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
6 Dhjetor 1454, Alfonsi, aleat i Skënderbeut i kërkon Papës mbështetjen kundër turqëve
-
6 Dhjetor 1767, kremtohet sot përvjetori i patriotit Naum Veqilharxhi
-
6 Dhjetor 1912, Qeveria e Vlorës mban në fuqi “Ligjet e Perandorisë”
-
6 Dhjetor 1921, Qazim Koculi emërohet kryeministër dhe dorëhiqet po atë ditë
-
6 Dhjetor 1922, Konferenca e Ambasadorëve ia lë Shën Naumin Shqipërisë


