Më 12 Mars 1921, artdashësit dhe veteranët e kinemasë, Thoma Turtulli, Dhimitër Mano dhe Nasi Aristidhi hapën në Korcë kinemanë e parë publike, që e quajtën kinema “Moderne”. Ajo u përurua me filmin “Hipodromi i Parisit”. Kurse në prill të vitit 1927, ata krijuan Shoqërinë Anonime Shqiptare, “Çinematro”, që kishte kapitalin dhe statutin e saj. Kështu filloi te çajë rrugën e vet në Shqipëri “Arti i Shtatë”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
15 Shkurt 1856, ikonografi Gjergj Çetiri përfundoi dekorimin e kishës monument kulture në Myzeqe
-
15 Shkurt 1870, lindi në Prizren Lazër Shqiptari, patriot e mësues
-
15 Shkurt 1907, thirrja e shoqërisë “Marësi” për alfabet të unifikuar u publikua në shtyp, nga Raguza në SHBA
-
15 Shkurt 1909, doli numri i parë i gzetës “Dielli” të Bostonit
-
15 Shkurt 1937, mbledhja e parë e Parlamentit Shqiptar


