Gazetari dibran Lutfi Turkeshi, u lind më 12 Dhjetor 1947. Studimet e larta për sllavistikë, i kreu në Shkup. Më pas ndoqi studimet për Shkencat Politike dhe Gazetari në Universitetin e Zagrebit, ndërsa doktoraturën e mbrojti në Universitetin e Tiranës. Ai filloi punë në Radio-Shkupi, si reporter, korrespondent dhe redaktor. Nga viti 2000, punon redaktor në revistën “Nëna dhe fëmija”, e cila sot titullohet “Magazina familjare”. Ai është edhe autor i dy librave letrarë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Tetor 1081, Aleks Komneni u shpartallua në kodrat e Durrësit
-
18 Tetor 1448, Huniadi u thye në Fushë Kosovë
-
18 Tetor 1861, u lind Gjerasim Qiriazi, pedagog e publicist
-
18 Tetor 1892, lindi Athanas Shundi, mjek dhe atdhetar
-
18 Tetor 1913, shqiptarët e Mançesterit mbështesin Qeverinë e Ismail Qemalit