Në Lezhë dhe rrethinat e saj, më 11 Shtator 1498, shpërtheu një kryengritje antiosmane, që çoi në çlirimin e qytetit të lashtë, rrugët e Shkodrës dhe Dukagjinit u prenë për pushtuesit turq. Me kërkesë të kryengritësve, pas tre vjetësh, erdhi nipi i Skënderbeut, i mbiquajtur Skënderbe i Ri. Por, si numri i ushtarëve edhe sasia e armatimeve që ai pruri, ishte e kufizuar dhe kryengritja u shtyp.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Shkurt 1882, në Shkodër u luajt drama e poetit arbëresh Leonardo de Martino
-
12 Shkurt 1891, lindi Petref Pogoni, arsimtar i dekoruar me Urdhërin “Kalorës i Legjionit të Nderit”
-
12 Shkurt 1919, Qeveria e Durrësit kërkon kthim të mëvetësisë
-
12 Shkurt 1931, në atentatin kundër Zogut në Vjenë, mbeti i vrarë adjutanti i tij Llesh Topollaj
-
12 Shkurt 1932, lindi në Përmet mjeku Mantho Nakuçi
