7 deri më 10 Mars 1992, u zhvillua Festivali Ndërkombëtar i Kinematografisë në Nurenberg të Gjermanisë. Kinostudio “Shqipëria e Re” mori pjesë me filmat “Gjeneral gramafoni”, të Viktor Gjikës, “Lulkuqet mbi mur” dhe “Kthimi i ushtrisë se vdekur” të Dhimitër Anagnostit, “Prilli i thyer” i Kujtim Çashkut, kinekomedinë “Edhe kështu edhe ashtu”, të Bujar Kapexhiut si dhe mjaft filma dokumentarë dhe vizatimorë: “Kështjella e këngëve”, “Talenti i babit”, “Gjethja”, ”Robinsoni dhe shpëtimtarët”, “Unë”, etj. Filmat u ndoqën me interes nga shikuesit për këndvështrimin origjinal të krijuesve dhe lojën me nivel të lartë interpretimi, të aktorëve.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Tetor 1908, themelimi i Klubit “Labëria”
-
29 Tetor 1909, shoqëria femërore “Ylli i mëngjesit” shfaq dramën “Vilhelm Teli”
-
29 Tetor 1914, “misioni sanitar” i Italianëve pregatiti pushtimin e Vlorës
-
29 Tetor 1937, aparati i parë “Rentgen” kundër turbekulozit
-
29 Tetor 1981, premierë e filmit “Në prag të lirisë”


