Arbëreshi Anton Argondiza, shkrimtar, publicist, gojtar dhe botues, nxori më 1 Gusht 1896, revistën “Ylli i Arbëreshëve”, fletore e përmuajshme kulturore, letrare e shoqërore, organ i shoqatës kombëtare, themeluar në Kongresin e parë Gjuhësor të Karolino Kalabros, nën drejtimin e Jeronim De Radës. Botohej në gjuhën arbëreshe dhe italiane dhe e drejtonte Anton Argondiza.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Dhjetor 1899, shoqëria “Drita” e Bukureshtit i kërkon Sulltanit autonomi të Shqipërisë
-
11 Dhjetor 1910, Memorandumi i Shqipërisë së Veriut për Xhonturqit: alfabet e shkolla shqip, amnisti për të burgosurit politikë
-
11 Dhjetor 1926, ligji i letërkëmbimit Dino-Musolini mbi traktatin Italo-Shqiptar
-
11 Dhjetor 1936, koncerti me atmosferë të zjarrtë i Tefta Tashkos në Shkodër
-
11 Dhjetor 1943, aksion i batalionit “Çamëria” në Qafë Muzinë



