Ndrek Shkjezi u lind në Shkodër, më 4 prill të vitit 1922.
Pas mbarimit të shkollës shtatëvjeçare do të fillonte të luante në kitarë apo të këndonte në një orkestrinë të vogël. Më vonë do të interpretonte dhe role të vogla në trupa teatrale joprofesioniste. Largohet nga Shkodra menjëherë pas mbarimit të luftës dhe në vitin 1945 së bashku me artistët Naim Frashëri (Artist i Popullit), Kadri Roshi (Nder i Kombit) dhe Mihal Popin (Artist i Popullit) do të themelonte Teatrin e Shtetit, që më vonë do të quhej Teatri Popullor (sot Teatri kombëtar).
You may also like
-
17 Prill 1274, Karlit I Anzhu përjashton nga taksat doganore tregëtarët durrsakë
-
17 Prill 1537, ekspeditë e Ajaz Pashës për të shtypur kryengritësit e përjetshëm himariotë
-
17 Prill 1880, Kuvendi i Shkodrës përmirësoi ndjeshëm programin e Lidhjes së Prizrenit
-
17 Prill 1916, u krijua në Pogradec shoqëria “Trupi gjimnastik”, që zhvilloi veprimtari patriotike-politike
-
17 Prill 1927, lindi në Tiranë “Artisti i Merituar”, Enver Dauti
