Në sallën “Rozafa” të Shkodrës këngëtarja Tefta Tashko, e shoqëruar në piano nga Lola Aleksi, më 11 Dhjetor 1936 dha koncertin e saj recital me pjesë klasike dhe këngë shqiptare. “Publiku shqiptar shkruante shtypi i kohës, i mbuloi këngët e Teftës me rrebeshe duartrokitjesh”. Të nesërmen e përsëriti koncertin e saj, vetëm për nxënëset shkodrane. Shfaqja u dha falas dhe kjo flet shumë për karakterin e krijimtarisë së këngëtarëve tanë të kësaj periudhe, kur hidheshin hapat e parë të muzikës sonë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
9 Shkurt 1899, lindi shkencëtari me përmasa europiane Dr. Bilal Golemi
-
9 Shkurt 1913, forcat serbo-malazeze sulmuan egërsisht me parullën “Shkodrën ose vdekjen”
-
9 Shkurt 1927, u shua arbëreshi i madh Zef Skiroi
-
9 Shkurt 1945, u vendos në Kosovë “administrimi ushtarak”
-
9 Shkurt 1987, u shua Ing. Llazar Treska, themelues i shërbimit pyjor shqiptar

