Gazeta tjetër shqiptare “Dashamiri” që botohej në Trieste, doli në dritë, më 14 Nëntor 1907. Të përdyjavshmen politike, shoqërore, ekonomike, kulturore dhe letrare e drejtonin Mati Logoreci dhe Nikollë Ivanaj. Kjo gazetë shtroi çështjen e zhvillimit kulturor, ekonomik dhe politik të vendit, të përhapjes se gjuhës dhe të shkollës shqipe.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Shkurt 1919, Konferenca e Paqes mori në shqyrtim pretendimet e Greqisë ndaj Shqipërisë
-
4 Shkurt 1927, lindi humoristi shkodran Tano Banushi
-
4 Shkurt 1937, u krijua një Komision që vlerësonte përshtatshmërinë e botimeve në Shqipëri
-
4 Shkurt 1944, shënohet masakra e Tiranës
-
4 Shkurt 1993, marrëveshje bashkëpunimi me Bullgarinë për kulturën

