Pedagogia dhe atdhetaria Shadie Asllani, u lind më 14 Shtator 1895, në Bejrut; atje mbaroi Kolegjin amerikan për vajza. Më 1920, hapi në Libohovë shkollën e parë të vashave dhe e drejtoi atë. Në Tiranë, punoi nëndrejtoreshë, përkrah Mati Logorecit, dhe drejtoi shoqërinë e grave “Shqiptarka”. U aktivizua në Kongresin e Arsimit Shqiptar më 1924, në veprimtarinë e shoqërisë “Bashkimi”. U largua nga Shqipëria bashkë me Nolin dhe pas kthimit në Atdhe , u burgos dhe u internua nga monarkia e Zogut. Më 1971, u dekorua me Urdhërin “Për veprimtari patriotike”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
15 Janar 1622, vihet në një skenë shqiptare Molieri
-
15 Janar 1851, lindi poeti i madh rumun Mihal Eminesku; me origjinë shqiptare
-
15 Janar 1827, u ekspozua në Luvër të Parisit vepra “Gratë Suljote”
-
15 Janar 1891, lindi albanologu Franc Babinger
-
15 Janar 1897, doli në Itali numri i parë i gazetës Kombi Shqiptar
