Në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove, që u zhvillua në Kajro, nga 1 deri në 11 Shtator 1997, aktori ynë Mirush Kabashi, meritoi çmimin “Sfinksi i Artë”. Ai u vlerësua si aktori më i mirë i Festivalit, për interpretimin e rolit të Sokratit tek “Apollogjia e Sokratit”. Në festival morë pjesë 53 trupa teatrore nga shumë vënde të botës. Në 56 shfaqje, konkuruan mbi një mijë aktorë dhe artisti shqiptar u cilësua si më i miri midis tyre.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”
