Studjuesi i shquar i kulturës dhe artit tonë mesjetar, Theofan Popa, ka sjellë në shqip mbishkrimin mbi portën jugore të kishës së Shën Kollit të Voskopojës, ku thuhet se hajati i saj, është pikturuar nga ikonografët Kostandin dheAthanas Zografi, më 28 Gusht 1750. Kisha vetë, është një ndër monumentet tona më të vyera të kulturës dhe artit mesjetar shqiptar, ndërsa seria e pikturave murore që na sjell pamjet e Apokalipsit të Joanit,apo gjyqin e fundit të mëkatarëve dhe fundin e botës sonë, është unikale në artin tonë ikonografik; kjo temë nuk është trajtuar nga asnjë piktor tjetër shqiptar. Pas tabllove të llahtarshme, që pasqyrojnë Ballkanin e robëruar nga osmanët, fshihet ideja e mbretërisë qiellore, ideja e shpresës për një Shqipëri dhe Ballkan të lirë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”


