Në ilegalitet të plotë, më 25 Gusht 1942, doli gazeta “Zëri i popullit”. Ajo është një nga organet më jetëgjatë të shtypit shqiptar. Gjatë kohës së luftës, dolën 171 numëra të rregullt, disa dhjetra numëra të posaçëm, si komunikata ose buletinë njëfletëshe, periodike, operative, me emrin “Buletini i Zërit të Popullit”, si dhe fletë dhe botime të tjera joperiodike, me tituj “Fletë të Zërit të Popullit”. Mbas çlirimit, filloi botimin me 5 nëntor 1948.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Shkurt 1882, në Shkodër u luajt drama e poetit arbëresh Leonardo de Martino
-
12 Shkurt 1891, lindi Petref Pogoni, arsimtar i dekoruar me Urdhërin “Kalorës i Legjionit të Nderit”
-
12 Shkurt 1919, Qeveria e Durrësit kërkon kthim të mëvetësisë
-
12 Shkurt 1931, në atentatin kundër Zogut në Vjenë, mbeti i vrarë adjutanti i tij Llesh Topollaj
-
12 Shkurt 1932, lindi në Përmet mjeku Mantho Nakuçi


