Shkolla e parë shqipe në Berat, u hap me nismën e Jorgji Karbunarës, ose siç njihet ndryshe Bab Dud Karbunara. Ai krijoi mundësinë, që të dërgoheshin studentë në Shkollën Normale të shoqërisë “Drita”, në Bukuresht, për mësimdhënien e shqipes. Për hapjen e shkollës shqipe në qytetin e lashtë, bashkëpunuan edhe Sulo Resuli, Llambi Goxhomani, Gaqo Vokopola, etj. Dhanë ndihmesën e tyre për këtë qëllim edhe mërgimtarët shqiptarë të Rumanisë, Bullgarisë dhe Egjiptit. Kështu, më 4 Gusht 1908, në Berat u hapën menjëherë dy shkolla shqipe me mësues të parë, Jorgji Karbunarën dhe Sulo Resulin.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Dhjetor 1399, Venediku kërkon llogari për kryengritjen e Shkodrës dhe Drishtit
-
4 Dhjetor 1879, Muhtar Pasha tërhiqet nga Plava dhe Gucia
-
4 Dhjetor 1912, Hasan Xhiku ngre flamurin kuq e zi në Gjirokastër
-
4 Dhjetor 1912, Kuvendi i Vlorës miraton qeverinë e parë Shqiptare
-
4 Dhjetor 1912, u krijua Ushtria Shqiptare


