Në qytetin e Elbasanit, më 26 korrik 1915, u lind Dhimitër Shuteriqi, profesor, akademik, shkrimtar, publicist, studjues i arsimit, kulturës dhe shkencës shqiptare. Mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare dhe pas, çlirimit u zgjodh Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe deputet i Kuvendit Popullor, në disa legjislatura. Fillojë të shkruajë dhe të botojë, që në rininë e hershme. Më 1935, doli në dritë vëllimi poetik “Këngët ë rinisë së parë” dhe një vit më vonë, “Këngë”. Pas çlirimit, u botua romani “Çlirimtarët”, në dy vëllime, që i kushtohet Luftës Nacionalçlirimtare. Shuteriqi është shquar për tregimet e tij. Në vitin 1953, doli vëllimi “Pesë tregime”, që u pasua nga “Fyelli dhe pushka”, “Një mal me këngë”, “Maratonomaku”, “60 tregime në një”, “Kur rendëte hëna nëpër re”, etj. Ai është një ndër autorët kryesorë të teksteve dhe veprave përgjithësuese, por dhe monografive kushtuar figurave madhore të vendit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Qershor 1478, ra në duart e turqve kështjella legjendare e Krujës
-
16 Qershor 1878, krahinat e Shqipërisë së Mesme i dërgojnë protestë Kongresit të Berlinit kundër copëtimit të vendit
-
16 Qershor 1832, lindi mësuesja e parë shkodrane Kushe Mica
-
16 Qershor 1882, lindi bashkëkombasi ynë arbëresh Gaetano Petrota
-
16 Qershor 1917, lindi pedagogu Qazim Turdiu