Në Bellovodë të Korçës, më 20 Qershor 1886, u lind patrioti Ligor Thoma Bellovoda, një ndër veprimtarët e Partisë Demokratike të SHBA-së. Punoi si arsimtar në fshatin e lindjes, e më pas në Kolonjë. Në vitin 1903, emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U sistemua në Indianopolis, -ku punoi në një firmë hekurudhore. Pas 4 vjetësh, shërbeu në administratën ushtarake të Sent Luisit dhe të Çikagos, në poste të ndryshme administrative dhe shtetërore. Në vitin 1914, u bë pronar i njërës prej firmave më të mëdha, në Suthbrixhe. Ajo merrej me tregëtimin e pjesëve të këmbimit për automjete. Ligor Bellovoda ishte ndër shqiptarët e pare, që u shqua në jetën politike amerikane. Ai drejtoi klubin e Partisë Demokratike të Suthbrixhit. Në vitin 1932, krijoi dhe drejtoi shoqatën ndërkombëtare të mërgimtarëve shqiptarë, grekë dhe rumunë. Megjithatë veprimtaria atdhetare dhe çështja kombëtare, mbetën në qëndër të vëmëndjes së tij. At Naum Çerja, e pat cilësuar Bellovodën “burrë me gjykim që është për kryeministër”. Ai predikonte dhe punonte, që mërgimtarët shqiptarë, të ruajnë gjuhën, doket dhe zakonet, që ata të bashkoheshin në një organizatë politike, gjë që u realizua, me krijimin e “Vatrës”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Prill 1332 kryepeshkopi i Tivarit i dërgon relacion Filipit të VII për ngajshmërinë e gjuhës shqipe me atë latine
-
29 Prill 1895 lindi aktori që solli në ekranin tonë “Skënderbeun”, Akaki Harava
-
29 Prill 1920 qeveria e sapoformuar shqiptare paraqet para Këshillit Kombëtar programin e saj
-
29 Prill 1921 qeveria shqiptare i drejtohet Lidhjes së Kombeve
-
29 Prill 1937 Konti Ciano viziton Kuçovën