Në letrën që mban datën, 5 Qershor 1902, mësuesi i shkollës së parë shqipe në Tiranë, Filip Ashiku, shkruan për thesarin e zbuluar në fshatin Vrap, “Në këto anë disa ditë më parë, shkruan ai, janë zbuluar në tokë shumë objekte antike në ar, midis tyre një lloj kupe e tëra flori me peshë 300 gram, me katër figura dhe mbi secilën figurë një mbishkrim greqisht; veç kësaj edhe dy monedha ari, një shpatë dhe sende të tjera, të gjitha në të njëjtin vend”. Ky zbulim i rrallë, është quajtur, “Thesari shqiptar” dhe sot gjëndet në Muzeun Metropolitan të Nju Jork-ut.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Mars 1444, Aleks Shqiptari përmendet në “Librin e artë”, të qytetit Murano në Itali
-
14 Mars 1887, u hap shkolla e parë shqipe në Pogradec
-
14 Mars 1914, lindi në Tiranë skulptori Janaq Paço
-
14 Mars 1914, u hap në Tiranë spitali i parë austriak
-
14 Mars 1946, u miratua Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë.

