Një ndër kineastët e parë shqiptar, Endri Keko, u lind në një familje korçare, që kishte emigruar në SHBA, më 31 Maj 1917. U kthye në Shqipëri gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, deri në vitin 1948, punon si oficer në radhët e ushtrisë, dy vjet të tjera në Komitetin e Arteve. Në vitin 1950, filloi studimet për regjizurë filmash dokumentarë në Moskë. Kështu, u bë një ndër themeluesit dhe regjizorët e parë të kinostudios ”Shqipëria e Re”, që shënon dhe lindjen e kësaj gjinie kinematografike në vendin tonë. Ai është edhe themeluesi i kinoreportazhit, kinopoemës, kinopanfletit dhe filmit muzikor shqiptar. Gjatë 3 dekadave të krijimtarisë së tij, i ka dhënë kinematografisë sonë, mbi 150 filma kronikalë e dokumentarë, që përbëjnë një thesar të paçmuar, një shkollë arti, një arkiv të vërtetë historik, për zhvillimet e kinematografisë, por edhe të gjithë vendit në ato vite të stuhishme. Endri Keko, ka lënë mbi 50 skenarë filmash dokumentarë, si dhe një numër të madh artikujsh, kritika arti, dhe kujtime mbi zhvillimin e kinematografisë. Për veprimtarinë e tij, ka marrë dy herë çmimin e Republikës dhe titullin “Artist i Popullit”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Korrik 332, lindi Julian Flavi, Perandor i Perandorisë Romake me prejardhje Ilire
-
1 Korrik 1666, lindi studjuesi gjerman Gotfrid Lajbnic
-
1 Korrik 1868, Festa Kombëtare e Kanadasë
-
1 Korrik 1919, Hasi kërkon nga Qeveria e Durrësit ta lirojë nga pushtuesit serbë
-
1 Korrik 1914, Mehmet Konica dhe Mihal Turtulli i kërkojnë Italisë të respektojë pavarësinë e shteti shqiptar