Në qytetin e Durrësit, me 11 Mars 1933, u lind aktori i skenës dhe ekranit shqiptar Vangjel Heba, “Artist i Merituar”. Rrugën e artit e nisi si amator. Më pas, përfundoi Shkollën e Mesme Artistike dhe dy vjet specializim për regjizor, pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë. Duke u bërë aktor profesionist i trupës së Durrësit, interpretoi dhe krijoi një galeri të tërë figurash artistike. Që nga viti 1959, u angazhua dhe në kinostudion “Shqipëria e Re”. Atë vit, luajti rolin e Vasilit në filmin “Furtuna”, më pas vijuan edhe 20 role të tjera kinematografike. I suksesshëm u prezantua ai në ekranin tonë, me filmin “Toka jonë” të Hysen Hakanit, “Njësiti gueril”, “Ilegalët”, “Vajza me kordele të kuqe”, “Gracka”. Filmi i tij i fundit ishte, “Vetmi”, që u realizua në vitin 1990.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Qershor 1444, u zhvillua beteja e parë e ushtrisë shqiptare që komandohej nga Gjergj Kastrioti
-
20 Qershor 1878, Sami Frashëri, Jani Vreto e Zija Prishtina, i drejtuan Kongresit të Berlinit një memorandum
-
20 Qershor 1879, filloi për herë të pare prodhimi i kripës në Shqipëri
-
20 Qershor 1886, lindi patrioti Ligor Thoma Bellovoda
-
20 Qershor 1914, forcat rebele sulmuan Karbunarën dhe pika të tjera të Myzeqesë