Sot përkujtohet inxhinier-agronom Lefter Pepo, i cili u nda nga jeta, më 20 Shkurt 1999. U lind në Korçë, në një familje intelektuale në vitin 1914. Arsimin fillor dhe të mesëm e mori në vendlindje. U diplomua në Fakultetin Agronomik të Lionit në Francë. Në Shqipëri punoi në Përmet, Vlorë, Gjirokastër dhe Pogradec. Në vitin 1941, mori pjesë në Kongresin e Bujqësisë Shqiptare. Pas çlirimit u emërua Ministër i Bujqësisë dhe të Pyjeve dhe punoi për kryerjen e Reformës Agrare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
26 Janar 1914, u shfaq drama e Mihal Gramenos, “Vdekja e Pirros”
-
26 Janar 1929, botohet numri i parë i gazetës Albania
-
26 Janar 1931, Normalja e Elbasanit shfaq dramën “Besa”
-
26 Janar 1944, përurohet brigada e VI partizane; njësi e Koalicionit të Madh Antifashist
-
26 Janar 1957, Albturist nënshkruan kontratë me firmën turistike angleze Progresiv Tours

