20 Shkurt 1991, u rrëzua në Tiranë busti i Enver Hoxhës

Ndërsa në Pallatin e Kulturës të Qytetit “Studenti” në Tiranë, 723 studentë dhe pedagogë vazhdonin grevën e urisë me kërkesën për t’i hequr emrin Enver Hoxha Universitetit të tyre, në qëndër të kryeqytetit, në orën 2 e 5 minuta të 20 Shkurtit 1991, një turmë e madhe njerëzish të irrituar rrëzuan dhe e tërhoqën zvarrë përmendoren e udhëheqësit të Partisë Komuniste. Kjo është quajtur “Dita e shembjes së simboleve të diktaturës”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare