Sinan Imami, një nga mjekët që ka organizuar dhe drejtuar Shërbimin Mjekësor Ushtarak në Shqipëri, u lind në Përmet më 2 Shkurt 1905. Ai kreu Liceun e Korçës dhe fitoi bursë për të studiuar mjekësi ushtarake në Francë. Studimet i nisi në Montepelje dhe u diplomua në Sorbonë. Në vitin 1943 , Sinan Imami kaloi mjek në çetën balliste të Hysni Lepenicës. Në Janar 1944 shërben si mjek në garnizonin e Tiranës. Pas çlirimit ai vendoset në krye të Spitalit Ushtarak, ku punoi për 25 vite.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Gusht 1921, Qeveria e Iliaz Vrionit kërkon nga Lidhja e Kombeve ndalimin e agresionit Jugosllav
-
5 Gusht 1923, ndahet nga jeta atdhetari ynë Pandeli Çala
-
5 Gusht 1925, filloi ngritja e kurseve pedagogjike
-
5 Gusht 1937, shoqëria artistike “Devolli”, shfaqi komeditë e Kristo Floqi-t dhe Hilë Mosi-t në shkollën e Bilishtit
-
5 Gusht 1943, filloi Lufta e Konispolit