Sinan Imami, një nga mjekët që ka organizuar dhe drejtuar Shërbimin Mjekësor Ushtarak në Shqipëri, u lind në Përmet më 2 Shkurt 1905. Ai kreu Liceun e Korçës dhe fitoi bursë për të studiuar mjekësi ushtarake në Francë. Studimet i nisi në Montepelje dhe u diplomua në Sorbonë. Në vitin 1943 , Sinan Imami kaloi mjek në çetën balliste të Hysni Lepenicës. Në Janar 1944 shërben si mjek në garnizonin e Tiranës. Pas çlirimit ai vendoset në krye të Spitalit Ushtarak, ku punoi për 25 vite.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate