Në moshën 87 vjeçare më 27 Janar 1966, ndërroi jetë babai i kirurgjisë shqiptare mjeku Osman Jonuzi. Pas diplomimit në Stamboll shërbeu si mjek ushtarak në Mekë, Jemen dhe Tunizi. Në vitin 1920 u bë themelues i shërbimit të kirurgjisë që u hap në Tiranë dhe drejtor i parë i tij. Në këtë kohë dr. Jonuzi specializohet për kirurgji dhe gjinekologji në Paris. Në vitin 1926 ai në emër të Shtetit Shqiptar nënshkroi “Konventën ndërkombëtare të shëndetësisë”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Shtator 1863, shumë shqiptarë janë shkolluar në “Robert College”, sot përkujtohet themelimi
-
16 Shtator 1922, lindi Dhori Shkodrani, gazetar
-
16 Shtator 1927, në Sopik fshatarët sulmuan poskomandën e xhanadarmërisë; barra e taksave ishte e rëndë
-
16 Shtator 1928, grevë 3 ditore në portin e Durrësit; “Moxarana” u detyrua të ngrejë mëditjen
-
16 Shtator 1937, Jorgjie Truja, Marie Kraja dhe Tefta Tashko; koncert në Bari