U mblodh në Kosovë më 23 Janar 1899 Kuvendi i Pejës, ku morën pjesë 450 përfaqësues nga gjithë Shqipëria. Ai themeloi organizatën që u quajt “Lidhja Shqiptare e Pejës” ose “Besa-Besë”. Kjo ishte një organizatë politiko-ushtarake mbarëshqiptare e ngjashme me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në krye të Komitetit Drejtues u vu Haxhi Zeka. Kuvendi u shpreh i vendosur për të kundërshtuar me armë çdo përpjekje të monarkive ballkanike për copëtimin e trojeve shqiptare dhe kërkoi bashkimin e katër vilajeteve shqiptare dhe administrimin e tyre në bazë të një statuti apo kushtetute të veçantë. Menjëherë pas kuvendit në të gjithë trojet shqiptare u krijuan komitetet lokale të lidhjes, që ushtronin kompetencat e pushtetit vendor.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Mars 455 u vra nga kundërshtarët pinjolli i fundit i dinastisë Ilire Flavi të Romës
-
16 Mars 1902 u shfaq në teatrin “Bulevard” të Bukureshtit drama “Besa” e Sami Frashërit
-
16 Mars 1902 lindi Artisti i Merituar Sokrat Mio
-
16 Mars 1922 lindi dramaturgu Besim Levonja, “Artist i Merituar”
-
16 Mars 1925, Presidenti dekretoi zgjedhjet parlamentare




