Valentina Objektova ( Çollaku), ishte vetëm 8 vjeçe kur morën njoftimin për rënin e babait, Jakovit, në betëjën për mbrojtjen e Moskës; u lind më 10 Janar 1933. Në vitin 1960 Vala e la Moskën dhe nënën dhe erdhi në Tiranë, për të krijuar ‘çerdhen’ e saj. Në qytetin e vogël dhe të varfër gjeti një familje të madhe; u bë me gjyshe, me nënë dhe baba, me tre motra dhe dy vëllezër. Shumë shpejt u ambientua me jetën e re, mësoi gjuhën, zakonet madje edhe kuzhinën shqiptare. Lindi Viktorin dhe Mimozën dhe u kujdes për ta si të gjithë nënat. Punoi shumë pak si daktilografiste në sektorin e gjeologjisë, por puna në Radio-Tirana, si përkthyese dhe folëse ishte për të ngjarje e veçantë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Dhjetor 1909, themelohet shoqëria patriotike “Bashkimi”
-
7 Dhjetor 1906, lindi luftëtari antifashist Ilmi Pato
-
7 Dhjetor 1912, u jep fund punimeve Kuvendi i Vlorës
-
7 Dhjetor 1919, protestë kundër marrëveshjes italo-greke për copëtimin e Shqipërisë
-
7 Dhjetor 1921, formohet kabineti demokratik i Hasan Prishtinës
