Me një shfaqje të bukur, në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, më 26 Dhjetor 1997, trupa e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, mblodhi dashamirësit e artit me rastin e 40 vjetorit te krijimit të vet. Gjatë katër dekadave, Ansambli ka dhënë 50 premiera dhe qindra shfaqje brenda dhe jashtë vendit, ku janë interpretuar 400 këngë popullore, 150 këngë të krijuara me motive burimore dhe 240 valle të krijuara me bazë folklorike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Dhjetor 1909, themelohet shoqëria patriotike “Bashkimi”
-
7 Dhjetor 1906, lindi luftëtari antifashist Ilmi Pato
-
7 Dhjetor 1912, u jep fund punimeve Kuvendi i Vlorës
-
7 Dhjetor 1919, protestë kundër marrëveshjes italo-greke për copëtimin e Shqipërisë
-
7 Dhjetor 1921, formohet kabineti demokratik i Hasan Prishtinës

