26 Dhjetor 1997, këngë dhe valle nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore

Me një shfaqje të bukur, në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, më 26 Dhjetor 1997, trupa e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, mblodhi dashamirësit e artit me rastin e 40 vjetorit te krijimit të vet. Gjatë katër dekadave, Ansambli ka dhënë 50 premiera dhe qindra shfaqje brenda dhe jashtë vendit, ku janë interpretuar 400 këngë popullore, 150 këngë të krijuara me motive burimore dhe 240 valle të krijuara me bazë folklorike.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply