Nga anëtarët e “Bandës Vatra” dhe të rinjtë mërgimtarë të ardhur për mbrojtjen e Atdheut, më 18 Dhjetor 1920, në Korçë, u krijua “Shoqëria e Arteve të Bukura”, e cila zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike, artistike, muzikore dhe teatrore. Qëllimi i saj kryesor, ishte lufta kundër propagandës greke mbi Vorio-Epirin dhe ngjallja e dashurisë në zemrat e Shqiptarëve për gjuhën, traditat dhe kombin, për kulturën dhe artin e tyre.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
28 Tetor 1879, 1000 malësorë të armatosur, vullnetarë në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë
-
28 Tetor 1897, burgoset nga osmanët patrioti Murat Toptani
-
28 Tetor 1922, u lind Gaqo Shqau, pedagog
-
28 Tetor 1927, manifestimi i parë antifashist në Shkodër
-
28 Tetor 1937, konkurs ndërkombëtar kulture për monumentin e Skënderbeut

