Publicisti, librari dhe fotografi atdhetar nga Durrësi, Stefan Kaçulini, u lind më 8 Tetor 1887. Autodidakti që u mësoi edhe të tjerëve shqipen; ishte ndër korrespondentët e parë të gazetës “Bashkimi i Kombit” të Manastirit. Emri apo pseudonimi i tij, ndeshën edhe në organe të tilla si “Liria”, “Shkreptima”, “Zgjimi”, “Liria e Shqipërisë”, etj. Stefan Kaçulini, është dhe fotografi i parë i Durrësit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Dhjetor 1399, Venediku kërkon llogari për kryengritjen e Shkodrës dhe Drishtit
-
4 Dhjetor 1879, Muhtar Pasha tërhiqet nga Plava dhe Gucia
-
4 Dhjetor 1912, Hasan Xhiku ngre flamurin kuq e zi në Gjirokastër
-
4 Dhjetor 1912, Kuvendi i Vlorës miraton qeverinë e parë Shqiptare
-
4 Dhjetor 1912, u krijua Ushtria Shqiptare

