Shqipëria sot kremton ditëlindjen e Kostandin Kristoforidhit, një nga studiuesit më të shquar të shekullit të XIX. U lind në një familje argjendari në Elbasan, më 7 Mars 1827. Studjoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Në vitin 1860 përktheu në gjuhën shqipe “Dhjatën e re”, në variantin gegërisht me alfabetin latin dhe variantin toskërisht me alfabetin grek, duke hedhur kështu gurët e parë në themelet e përkthimit shqip dhe të predikimit në gjuhën amtare në kishat tona. Për vlerat gjuhësore këto Shqipërinë e bënë të quhet “babai i gjuhës shqipe”. Kristoforidhi është autor i një gramatike të gjuhës shqipe, shkruar në greqisht dhe botuar në Athinë më 1882 dhe fjalorit shqip-greqisht, botuar po në kryeqytetin grek pas vdekjes së tij. Deri vonë ai ka qënë fjalori më i mirë i gjuhës shqipe. Për fëmijët ka shkruar “Historia e shenjtës shkronjë për dile” botuar në Stamboll, më 1870 dhe tregimin “Gjahu i malësorëve”, që është një nga veprat e para të prozës artistike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
21 Mars 1821, rol i pa diskutueshëm i shqiptarëve në rebelimin Rumun kundër Perandorisë Osmane
-
21 Mars 1821, lindi në Strugë patrioti Dr. Ibrahim Temo
-
21 Mars 1880, udhëheqësit shqiptarë krijuan në Gjakovë “Lidhjen e re të Prizrenit”
-
21 Mars 1903, u botua në Sofje numri i parë i gazetës “Vetëtima”
-
21 Mars 1903, trupat franceze ulën Flamurin kombëtar në Korçë




