Në periferi të Korçës, në kodrën e Shëndellisë, më 5 Prill 1914, forcat kombëtare zhvillojnë luftime me njësitë e rregullta të ushtrisë greke. Njësi të tjera greke u ndalën nga patriotët shqiptarë në Qafën e Mborjes. Si rezultat i rezistencës së vendosur grekët u detyruan të tërhiqen duke lënë disa të vrarë. Brënda në qytet andartët grekë dhe agjentët e tyre kryen disa vrasje, ndërmjet tyre dhe At Harallamb Ballmaçin. Dhespoti i Korçës dhe 4 grekomanë të tjerë u gjetën fajtorë për trazirat në qytet. Ata u arrestuan dhe u dërguan në Elbasan për t’u gjykuar. Forcat kombëtare kryen kontrolle në gjithë qytetin. U zbuluan shumë armë dhe 8 ushtarakë grekë, që kishin hyrë fshehurazi nga Greqia dhe Maqedonia.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
2 Nëntor 1687, protesta rrëzon Sulltan Mehmeti IV; në vend të tij vendoset Sulltan Sulejmani III
-
2 Nëntor 1878, “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqipe” mbështet programin për mësimin e gjuhës shqipe
-
2 Nëntor 1896, u shua mësuesi atdhetar Daut Boriçi
-
2 Nëntor 1917, pushkatohet Themistokli Gërmenji
-
2 Nëntor 1922, u lind Mark Gurakuqi, pedagog, publicist e studiues


