Mihal Grameno, si pjesëmarrës i asaj që ka hyrë në historinë tonë si “Lufta e Mashkullorës”, ka lënë kujtimet e tij për 5 Marsin. Kjo ishte një nga betejat më të rëndësishme të çetës së komanduar nga Çerçiz Topulli, kundër ushtrisë osmane. Pas vrasjes së komandantit të xhandarmërisë së Gjirokastrës, forca të shumta osmane, të dërguara nga veliu i Janinës, për të ndjekur çetën shqiptare, rrethuan 5 luftëtarë të saj në fshatin Mashkullorë. Beteja filloi në 7 të mëngjesit, 5 shqiptarët që u mungonin edhe fishekët, luftuan kundër më shumë se 150 ushtarëve turq gjatë gjithë ditës dhe në mbrëmje mundën ta çanin rrethimin. Në fushën e betejës ra Hajredin Tremishti dhe 20 kundërshtarë. U plagos lehtë komandanti i çetës Çerçiz Topulli dhe Myftari, një nga luftëtarët e tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Dhjetor 1908, krijohet klubi “Drita”
-
18 Dhjetor 1920, krijohet Shoqëria e Arteve të Bukura
-
18 Dhjetor 1924, kur Noli denonconte agresionin jugosllav tek Fuqitë e Mëdha
-
18 Dhjetor 1929, ngrihet Konsullata e Mbretërisë Shqiptare në Malin e Zi
-
18 Dhjetor 1931, miratohet Rregullorja për mbarëvajtjen e punës në Shërbimet Diplomatike




