Sot kompozitori, instrumentisti dhe pedagogu Agim Krajka feston përvjetorin e lindjes. Ai u lind në fshatin Harizaj të Kavajës, më 3 Maj 1937, ku mori dhe mësimet e para. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për muzikë, në vitin 1968. Punoi në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi” si instrumentist dhe pedagog. Mori pjesë në Festivalet e Këngës në Radio dhe fitoi disa çmime. Si kompozitor, bashkëpunoi me Kinostudion “Shqipëria e Re”. Ai ka kompozuar muzikën e shumë filmave vizatimor dhe artistikë. Në vitet 90-të, u vendos në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, ku luante muzikë në lokalet e shqiptarëve dhe bashkë me bashkëshorten hapën një shkollë muzike kryesisht për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë. Tani është kthyer në atdhe.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Dhjetor 1461, Skënderbeu pushton kështjellën e Tranit në Itali
-
20 Dhjetor 1912, I. Qemali përgëzon kryekomandantin e Armatës Turke të Perëndimit
-
20 Dhjetor 1913, Qeveria e Vlorës formon xhandarmërinë; rregullat e shërbimit e kontrata
-
20 Dhjetor 1927, marrëveshja e parë arkeologjike midis Shqipërisë dhe Italisë
-
20 Dhjetor 1943, trimi i Çamërisë Ali Demi ra në betejë

