Revista rumune, “Arta si frumosul”, më 27 Prill 1916, botoi gjashtë pamje të një monumenti të rëndësishëm arkitektonik “Avantul Tarili”, të projektuar nga arkitekti shqiptar Kristo Sotiri, në Kostancë të Rumanisë. Po atje bashkëatdhetari ynë i njohur, ka projektuar një kompleks banjash, një faltore dhe katër blloqe banimi. Veprimtaria e këtij arkitekti, shtrihet edhe në vende të tjera. Kështu në Kajro, ai ka projektuar një bankë; ka kryer punime të rëndësishme aranzhimi në Itali dhe në Greqi. Në Itali, ai ka projektuar stabilimentin e banjave dhe disa vila në Lido, ka kryer restaurimin e kishës Santa Maria della Salute dhe San Giuseppe në Venecia, në pallatet Del Kupole dhe Delle Cornice, në godinën e një kinoteatri në Xhenova, etj. Në Shqipëri, Kristo Sotiri, ka lënë projekte të shumë ndërtesave dhe veprave të tjera arkitektonike në Durrës, Tiranë, Gjirokastër, Krujë, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
17 Gusht 1834, njësitë e ushtrisë turke, nën komandën Daut Pasha, zhvilluan stërvitje me zjarr, në fushën e Tabakëve, në qytetin e Shkodrës
-
17 Gusht 1911, vdiq i helmuar nga xhonturqit, veprimtari i Rilindjes Kombëtare, Petro Nini Luarasi
-
17 Gusht 1928, në të gjithë Shqipërinë, u zhvilluan zgjedhjet dyshkallëshe për Asamblenë Kushtetuese
-
17 Gusht 1943, për kurimin e partizanëve të plagosur dhe të sëmurë, u krijua spitali partizan
-
17 Gusht 1944, lindi në Tiranë, Profesor Rexhep Mejdani