Më 27 Maj 1982, u nda nga jeta atdhetari, shkrimtari, përkthyesi dhe pedagogu i dëgjuar, Skënder Luarasi. U lind në Selanik, në fillim të shekullit të kaluar. Mësimet i ndoqi në Robert Kolegj të Stambollit, më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i përfundoi në Austri. I paisur me një kulturë të gjerë dhe zotërues i disa gjuhëve të huaja, ai dha mësim në Gjimnazin e Shkodrës, në Shkollën Teknike dhe në Shkollën Tregtare të Vlorës, për të përfunduar në auditorët e Universitetit të Tiranës. Emrin e tij, e ndesh në fletoret e para luftës dhe pas çlirimit, në ato që dilnin jashtë vendit dhe në Shqipëri. Autorësinë e tij e mbajnë shumë libra, si “Agimi i lirisë”, “Kolonel Tomsoni”, “Migjeni”, “Isa Boletini”, “Ismail Qemali”, etj. Ai i dha lexuesit shqiptar disa nga kryeveprat e letërsisë botërore, përfshirë ato të Shekspirit, Shilerit, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
15 Qershor 1389, u zhvillua beteja ndërmjet forcave osmane dhe koalicionit antiosman të kryesuar nga princi serb Lazar
-
15 Qershor 1466, filloi rrethimi i dytë i Krujës
-
15 Qershor 1906, doli numëri i parë i gazetës “Kombi”
-
15 Qershor 1912, në të gjithë Shqipërinë, u shpërnda në formë traktesh kërkesa, për krijimin e një province autonome shqiptare
-
15 Qershor 1937, kryekonsulli i nderit në Suedi Franglin Gaerlund, organizoi përurimin e librit “Mbretëria shqiptare”