Në mbledhjen e Mesaplikut, që u mbajt më 23 Mars 1920, çeta e Bashajt, zgjodhi si komandant të vet luftëtarin trim Zigur Lelo. Ata e kishin djalin dhe prijsin e tyre, që në betejat kundër shovinistëve grekë në vitin 1914. Atëhere, ai ishte plagosur dhe mezi shpëtoi nga thonjtë e vdekjes. Tani kishte ardhur rradha të luftonin me italianët të cilët kishin pushtuar Sazanin, Vlorën dhe Bregdetin. Nën udhëhegjen e tij, bashjotët sulmuan garnizonin Italian në Kotë, ku u vra edhe komandanti i tyre. Vite më vonë, kur këmishëzinjtë e Duçes pushtuan sërish Shqipërinë, trimat e fshatit Bashaj, rrëmbyen sërish armët dhe dolën malit për liri. Ata krijuan çetën e tyre partizane dhe e ringjallën heroin e Vlorës Zigur Lelon, duke e pagëzuar atë me emrin e tij. Heroizmit të tij i thurën këngë dhe mbas çlirimit të vendit, ai meritoi dhe titullin e lartë “Hero i popullit”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
15 Gusht 1902, komiteti i shoqërisë patriotike “Shpresa”, organizoi një manifestim të mërgimtarëve shqiptarë në Bukuresht
-
15 Gusht 1902, lindi luftëtari demokrat, antizogist e antifashist, Zylyftar Veleshnja, në fshatin Veleshnjë të Skraparit
-
15 gusht 1912, Llesh Nik Daka, bashkë më 300 fshatarë nga Bregu i Matit, u nisën për të shpallur pavarësinë në Durrës
-
15 Gusht 1920, u mblodh Kongresi Arsimor i Lushnjës
-
15 Gusht 1932, doli numri i parë i revistës së ilustruar “Minerva”